Art&Argëtim

Kendall Jenner dhe Devin Booker i japin fund lidhjes së tyre dy-vjeçare

Arsyeja kryesore e këtij vendimi mësohet se është stili i ndryshëm i jetesës

24 Qershor 2022, 09:57 Nga d.d
Kendall Jenner dhe Devin Booker  i japin fund lidhjes së tyre
Kendall Jenner, Devin Booker

SHBA-Modelja Kendall Jenner, dhe basketbollisti Devin Booker thuhet se janë ndar pas dy viteve së bashku. Lajmi është bërë me dije nga një burim i afërt i modeles.

Sipas mediave të huaja, burimi deklaroi për “E!News”, se Kendall i ka kërkuar Devin pak kohë dhe hapsëirë pasi ata u kthyen nga një udhëtim.

Arsyeja kryesore e këtij vendimi mësohet se është stili i ndryshëm i jetesës, por kjo ndarje mund të mos jetë përfundimtare. Vetë çifti sipas “E!News” po shpreson që kjo ndarje do iu bëjë mirë.

 

devin booker kendall jenner

Sondazh

Poll