Art&Argëtim

Eurovizion 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë, grupi ukrainas: Të zhgënjyer nga vendimi

Menjëherë pas fitores grupi nxori në ankand trofeun, duke mbledhur një shumë të madhe parash, rreth 900,000 dollarë (700,000 £) të cilat u dërguan për të ndihmuar ushtrinë ukrainase.

24 Qershor 2022, 08:29 Nga j.c
Eurovizion 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë, grupi ukrainas:
Kalush Orchestra

UKRAINË- Fituesit e Eurovizionit, Kalush Orchestra, kanë pranuar se janë të befasuar dhe të zhgënjyer njëkohësisht pas vendimit për të mos e mbajtur fetivalin e muzikës europiane në Ukainë. Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) lëshoi ​​më parë një deklaratë duke thënë se konkursi mund të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Duke folur për Metro, këngëtari i Kalush Orchestra, Oleg Psyuk pranoi se ishte i befasuar nga vendimi.

"Jam shumë i zhgënjyer sepse kishim shpresuar ta organizonim atë në Ukrainë”-tha ai gjatë intervistës.

Pjesmarrja në Eurovizion 2022 ishte shumë e vështirë për ta pasi në të njejtën kohë që ata përfaqësonin Ukrainën, njërëzi dhe vendi i tyre ishte i përfshirë nga sulme të vazhdueshme.

Megjithatë, menjëherë pas fitores grupi nxori në ankand trofeun, duke mbledhur një shumë të madhe parash, rreth 900,000 dollarë (700,000 £) të cilat u dërguan për të ndihmuar ushtrinë ukrainase.

"Është shumë e rëndësishme të ndihmojmë vendin tonë për momentin. Ne ndihmojmë aq sa mundemi. Unë kam një organizatë vullnetare, një nga muzikantët e mi po lufton në vijën e parë, dhe ne po mbledhim gjithashtu donacione dhe para nga shitja e biletave dhe i dërgojmë të gjitha në Ukrainë”-tha Oleg.

Në fillim të këtij muaji, EBU konfirmoi se do të fillonte diskutimet me BBC-në rreth organizimit të Eurovizionit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që  Ukraina shprehu pakënaqësinë e saj për vendimin. Megjithatë EBU ka konfirmuar se nuk do të ndryshojnë planet e tyre për zhvillimin e Eurovizion 2023. 

oleg psyuk kalush orchestra eurovizion 2023 eurovizion 2022

Sondazh

Poll