Politike

VD-7 korriku përsëritje e 8 janarit? Berisha" Skenar që nuk ndodh më, qëllimi është ngremë shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike tha më tej se të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimi i bukës dhe i qumështit është rritur, 7 herë më shumë. 

24 Qershor 2022, 11:47 Nga F.M
VD-7 korriku përsëritje e 8 janarit? Berisha" Skenar që nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar që 7 korriku, dita që do të mbajë protestë të jetë një përsërite e skenarit të dhunshëm të 8 janarit. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se qëllimi i tij është që të ngrejë shqiptarët në protestë kundër qeverisë. Kreu i Partisë Demokratike tha më tej se të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimi i bukës dhe i qumështit është rritur, 7 herë më shumë. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: A do të kemi një skenar si në 8 janar?

Sali Berisha: Qëllimi i protestës është që të ngrihen shqiptarët në këmbë kundër këtij regjimi armiqësor, kundër kësaj qeveria që është kundër shqiptareve. T’i ngre shqiptarët në këmbë kundër një regjimi që ka futur dorën në xhepat e shqiptarëve. Ju e dëgjuat të dhënat e fundi në Parlament që bëra unë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimi i bukës dhe i qumështit është rritur, 7 herë më shumë. Vaj dhe yndyrat kushtojnë 106 % më shumë se mesataren e BE. Inflacioni është gënjeshtër ajo që thuhet. 8 janar është skenar që nuk është përsëritur kurrë në historinë e të gjithë botës.

sali berisha

Sondazh

Poll