Politike

'Shqiptarët nuk heqin dorë'/ Rama: Imagjino sa bukur do ishte sikur premtimet të ndiqeshin

Rama deklaron se shqiptarët nuk do të dorëzohen e se do të punojnë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së

23 Qershor 2022, 14:11 Nga A.B
'Shqiptarët nuk heqin dorë'/ Rama: Imagjino sa bukur do
Fotoja nga Samiti

BRUKSEL- Me ironi e ka mbyllur kryeministri Edi Rama takimin e sotëm në Samitin e BE-së në Bruksel. Përmes fotos së liderëve pjesmarrës, Rama thotë se atmosfera ishte në tërësi e këndshme, duke filluar nga vendi, njerëzit, fjalët dhe fotot. Mirëpo ai vë theksin te premtimet e pambajtura, duke thënë se do ishte akoma më bukur nëse do të plotësoheshin. Po ashtu, ai deklaron se shqiptarët nuk do të dorëzohen e se do të punojnë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së. 

'Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura të ndiqeshin sipas udhëzimeve... Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së'- shkruan Rama në 'Twitter'.

samiti i brukselit

Sondazh

Poll