Aktualitet

Identifikohet viktima e aksidentit në Shkodër, arrestohet drejtuesi i mjetit

47-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

23 Qershor 2022, 13:57 Nga j.c
Identifikohet viktima e aksidentit në Shkodër, arrestohet drejtuesi i
Foto ilustruese

SHKODËR- Një 31-vjeçare e identifikuar me inicialet Z.B., është viktima e aksidentit të rëndë që u shënua mbrëmjen e të mërkurës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj. Policia ka arrestuar në flagrancë 47-vjeçarin të identifikuar me inicalet G. B., banues në fshatin Shtoj i Ri I cili ka aksidentuar 31-vjeçaren e cila po lëvizte me biçikletë.

47-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

aksident ne shkodër-koplik

Sondazh

Poll