Aktualitet

Me arsenal armësh tek Liqeni i Thatë, lihet në burg Eno Papa, i riu: S’kam lidhje me municionet

Papa ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë dijeni për armët që gjendeshin në magazinën e tij.

23 Qershor 2022, 11:33 Nga F.M
Me arsenal armësh tek Liqeni i Thatë, lihet në burg Eno Papa, i
Eno Papa (Beqiri)

TIRANË- Eno Papa (Beqiri), 27-vjeçari i arrestuar pasi iu gjet një arsenal armësh në një magazinë që kishte marrë me qira është lënë në burg. Vendimi është marrë sot, kur Papa ka dalë para trupit gjykues. Vetë i riu ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë dijeni për armët që gjendeshin në magazinën e tij.

Në total mësohet se janë sekuestruar 2 snajpera, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

eno papa arsenali i armeve tek liqeni i thate

Sondazh

Poll