Aktualitet

Pjesë e grupit “Poter-Al”, kush është Peçi, prokuroria i sekuestroi pasurinë me vlerë 2 mln euro

Peçi është pjesë e grupit kriminal që u arrestua në kuadër të një operacioni të quajtur “Poter – Al” dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal në vitin 2009.

23 Qershor 2022, 13:40 Nga A.B
Pjesë e grupit “Poter-Al”, kush është Peçi,
Prokuroria

TIRANË- Robert Preçi është subjekti që u vu në shënjestër të prokurorisë së Tiranës, e cila i sekuestroi një pasuri me vlerë 2 milionë euro pasi dyshohen se janë përfituar nga paratë e pista. Ai rezulton i dënuar në vitin 2007 me 7 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë që në vitin 2018 ai u arrestua nga autoritetet britanike. Po ashtu, Peçi është pjesë e grupit kriminal që u arrestua në kuadër të një operacioni të quajtur “Poter – Al” dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal në vitin 2009.

Grupi ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali, në kuadër të operacionit të koduar” Poter-al”. Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali. Të pandehurit përdornin korrierë të huaj për trafikun e heroinës dhe kokainës në pesë shtete duke përdorur korrierë të huaj.

robert preci

Sondazh

Poll