Aktualitet

Rregjistrat e dëmtuar, Prokuroria e Tiranës nis sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë akses

Ky hetim po ndiqet nga vetë kryeprokurori i Tiranës, Arens Çela.

23 Qershor 2022, 11:54 Nga A.B
Rregjistrat e dëmtuar, Prokuroria e Tiranës nis sekuestrimin e
Prokuroria e Tirane

TIRANË-  Prokuroria e Tiranës ka nisur ditën e sotme sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistrat e pronësisë në Kadastrën e Tiranës. Ky hetim po ndiqet nga vetë kryeprokurori Tiranës, Arens Çela.

Prokuroria njoftoi të martën fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës për të zbardhur dëmtimin e regjistrave të pronave në kryeqytet, duke marrë shkas nga denoncimi publik i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame.

Gjatë një komunikimi për mediat më 18 qershor, Lame e cilësoi situatën e regjistrave pronësorë në Tiranë si mjaft problematike, por të pakrahasueshme me ‘situatën katastrofike” në kadastën e Durrësit. Sipas tij, nga 2342 regjistra pronash të Kadastrës së Tiranës, vetëm 250 ose 10% e tyre rezultojnë pa dëmtime. Sipas Lames, në regjistrat e pronave në Tiranë ka gjithashtu me mijëra faqe bosh që u përkasin pronave shtetërore, por që nuk janë plotësuar në të shkuarën. Sipas tij, përgjegjësia bie mbi të gjithë, por Sali Berisha iu përgjigj duke u shprehur se deri në 2013 të gjithë regjistrat i ka lënë të dixhitalizuar dhe të certifikuar nga Banka Botërore. Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë asnjë reagim. 

prokuroria e tiranes kadastra e tiranes

Sondazh

Poll