Aktualitet

Arrestohet personi që i vuri zjarrin automjetit të 33-vjeçarit në Delvinë

Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të 33-vjeçarit të identifikuar me inicialet L. K.

23 Qershor 2022, 13:46 Nga j.c
Arrestohet personi që i vuri zjarrin automjetit të 33-vjeçarit
Foto ilustruese

DELVINË- Arrestohet 47-vjeçari në Delvinë si i dyshuar kryesorë për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”. 47-vjeçari i idetifikuar me inicialet Sh. Sh. Banues në Delvinë është arrestuar në flagrancë nga policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të 33-vjeçarit të identifikuar me inicialet L. K. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ndërkohë pritet që ai të ndiqet penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

zjarr ne delvine shperthim tritoli ne delvine delvine

Sondazh

Poll