Aktualitet

Arrestohet 38-vjeçari në Kurbin, policia i gjen armë “Zastava”, pushkë e municione luftarake

Gjatë kontrollit në banesë, një armë zjarri pistoletë “Zastava”, një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak

23 Qershor 2022, 11:09 Nga A.B
Arrestohet 38-vjeçari në Kurbin, policia i gjen armë
Armet e sekuestruara

TIRANË- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi në banesë iu janë gjetur armë pa leje. Forcat blu njoftojnë se në pranga ka rënë personi me inicialet A.GJ, i cili mbante me vete armë. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesë, një armë zjarri pistoletë “Zastava”, një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Ai do të akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë ato pa leje, në banesë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zastava”, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 38-vjeçari që mbante armë zjarri me vete dhe në banesë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u organizua operacioni policor i koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 38 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në një çantë, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Zastava”. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

arrestim ne kurbin arresim

Sondazh

Poll