Aktualitet

Aksident në Elbasan, mjetet përplasen kokë më kokë, një grua bllokohet brenda

Auto-ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, por pritet ardhja e zjarrfiëkses për të nxjerrë të renë nga mjeti.

23 Qershor 2022, 09:01 Nga F.M
Aksident në Elbasan, mjetet përplasen kokë më kokë,
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në Elbasn. Mësohet se dy mjetet “Ford” dhe “Jeep” janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e Metalurgjisë dhe drejtuesja e mjetit të parë ka mbetur e bllokuar brenda makinës.

Auto-ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes, por pritet ardhja e zjarrfiëkses për të nxjerrë të renë nga mjeti. Nuk dihet ende se çfarë mund të jetë bërë shkak për këtë aksident, por dyshohet që mjetet kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll