Aktualitet

Përleshje mes bandave rivale italo-shqiptare/ Theren me thikë për kontrollin e drogës, 3 përfundojnë në spital

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku tre persona kanë mbetur të plagosur nga një sherr me thika.

22 Qershor 2022, 23:11 Nga k.m.
Përleshje mes bandave rivale italo-shqiptare/ Theren me thikë për
Pamje nga vendi i ngjarjes

VENECIA- Përleshje midis bandave rivale italo-shqiptare, të cilat janë përleshur me njëra-tjetrën me thika pas një mosmarrëveshje. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku tre persona kanë mbetur të plagosur nga një sherr me thika. 

Ngjarja ka ndodhur në një apartament në Jesolo, e sipas policisë italiane, pista e grabitjes është hedhur poshtë pasi dera e hyrjes së banesës nuk ishte e thyer. Paraprakisht dyshohet se sherri mund të ketë nisur për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.

Disa prej të përfshirëve në sherr iu arratisën policisë, ndërsa tre prej tyre kërkuan ndihmë dhe u dërguan në spital./ Marrë nga ilgazzettino.it

plagosen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll