Politike

VD-Deputetët e PD largohen nga Kuvendi, Ahmetaj: Jeni sharë nga të gjitha anët, bëni kot

Arben Ahmetaj tha se në seancë deputetët janë sharë nga të gjitha anët e nuk kanë vepruar në këtë mënyrë. 

23 Qershor 2022, 11:31 Nga A.B

VD-Deputetët e PD largohen nga Kuvendi, Ahmetaj: Jeni sharë nga

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga seanca plenare. Ata u larguan në shenjë proteste pas ofendimeve të thëna nga ministrja Elisa Spiropali. Deputetët pretenduan se ministrja iu drejtua me termat lukuni e kope. Ndërsa ministri Arben Ahmetaj i cili ishte duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend, tha se në seancë janë sharë nga të gjitha anët e nuk kanë vepruar në këtë mënyrë. 

'Këtu janë thënë çudira e nuk jeni ngritur, këtu çfarë nuk është thënë, ju mërziteni për lukuni. Hajde tani kot tashi'- tha ministri Ahmetaj. 

seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll