Politike

VD/Shehaj-Spiropalit: Këtu duhet të ishte Rama, por jua la turpin juve

Shehaj ka kërkuar interpelancë me Ramën, mirëpo ky i fundit nuk ndodhet në sallë

23 Qershor 2022, 11:14 Nga F.M

VD/Shehaj-Spiropalit: Këtu duhet të ishte Rama, por jua la turpin juve

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi ditën e sotme se në sallën e Kuvendit duhet të ishte kryeministri Edi Rama. Kjo u tha pasi, Shehaj ka kërkuar interpelancë me Ramën, mirëpo ky i fundit nuk ndodhet në sallë. Në vend të Ramës, përgjigjet u dhanë nga ministrja Elisa Spiropali. 

'Nuk e kam me Xhaçkën e, se të tjerët nuk është se rrinë aty dhe s;bëjnë gjë. Po ta kishte marrë Spiropali do thoja e mori ajo, por nuk e ka bërë, e ka bërë Xhaçka dhe ndaj unë përmend emrin e saj. Këtu në fakt duhet të ishte kryeministri Edi Rama që të jepte llogari, por ai ua la turpin ju. Zonja Xhaçka nuk mund të jetë edhe deputete edhe ministre, edhe investitore strategjike, edhe pronare edhe biznesmene.'- tha Shehaj. 

 

seance plenare 23 qershor 2022 agron shehaj

Sondazh

Poll