Politike

VD-Spiropali: Turp, lukunia juaj është një turp. (Deputetët e PD i bien me grushte tavolinave)

Shkak u bë fjalimi i ministres, në të cilën thoshte se deputetët e PD janë kthyer në turp dhe janë bërë tufë burrash që nuk lënë njeri që të flasë. 

23 Qershor 2022, 11:10 Nga F.M
VD-Spiropali: Turp, lukunia juaj është një turp. (Deputetët
Elisa Spiopali

TIRANË- Në kohën kur ministrja Elisa Spiropali po mbante fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e Partisë Demokratike goditën me grushte tavolinave. Shkak u bë fjalimi i ministres, në të cilën thoshte se deputetët e PD janë kthyer në turp dhe janë bërë tufë burrash që nuk lënë njeri që të flasë. 

Elisa Spiropali: Interpelancat bëhen për çështje publike jo për biznese private e për të delendisur njerëzit me mikrofonin e Kuvendit. Por që kur është bërë kali i qorr selmanit, nuk di më se çfarë thotë. Nuk është turp kjo llukunia juaj. Nuk është turp që ju abuzoni me Kuvendin e Shqipërisë. Turpi është i juaji.

(Deputetet e PD i bien me grushte tavolinës)

Elisa Spiropali: Pusho ti pusho, se nuk ke më shumë turp ti. Ore boll. Një tufë burrash që nuk të lënë të flasësh.

elisa spiropali seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll