Politike

VD-Berisha ngre tonet: Moj zonjë s'është parlamenti dyqani yt! Nikolla i pret fjalën. kryedemokrati: Hap mikrofonin se...

Berisha iu drejtua Nikollës duke i thënë se parlamenti nuk ishte dyqani i saj e ndërsa kryeparlamentarja i tha se nuk gjërat janë sqaruar më parë.

23 Qershor 2022, 11:14 Nga F.M
VD-Berisha ngre tonet: Moj zonjë s'është parlamenti dyqani
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti tonet gjatë fjalës së tij në seancën plenare. Shkak u bë ndërpreja e fjalës nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Berisha iu drejtua Nikollës duke i thënë se parlamenti nuk ishte dyqani i saj e ndërsa kryeparlamentarja i tha se nuk gjërat janë sqaruar më parë. Berisha i kërkoi që të hapte mikrofonin e të mos shkelte ligjet e parlamentit.  

REPLIKAT:

Sali Berisha: E keni kthyer këtë parlament në dyqanin tuaj. Për njohjen e genocidit në Kosovë nuk keni asnjë tagër.

Lindita Nikolla: E sqaruan më herët

Sali Berisha: Jo nuk është sqaruar asgjë. Nuk është sqaruar asgjë

Lindita Nikolla: Nuk i kthehemi sepse ka rëndësi çështje duhet të dalim të unifikuar

Sali Berisha: Keni shkelur ligjin

Lindita Nikolla: Asnjë shkelje ligji, duhet të kemi një rezolutë të përbashkët. 

Sali Berisha: Ma hap mua mikrofonin, mos bëj....Ju shkelni ligjin e parlamentit, e përcakton qartë ligji se cili është qëndrimi që mbahet për rezolutat dhe brenda tre ditëve duhet të ishte shqyrtuar në parlament, Kjo rezolutë ka tre javë që pret, parlamenti nuk është dyqani jo moj zonjë. 

sali berisha seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll