Politike

VD-Balla-Berishës: Je bashkëpunëtor i Millosheviçit ne mblidhemi më 7 korrik për Srebrenicën, ti thërret protesta

Balla tha se Kuvendi do të mblidhet më 7 korrik në Kuvend për Srebenicën, ndërsa po në të njëjtën ditë, Berisha ka kërkuar protestë

23 Qershor 2022, 11:22 Nga F.M
VD-Balla-Berishës: Je bashkëpunëtor i Millosheviçit ne
Kuvendi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke e akuzuar se është bashkëpuntor i Millosheviçit. Balla tha se Kuvendi do të mblidhet më 7 korrik në Kuvend për Srebenicën, ndërsa po në të njëjtën ditë, Berisha ka kërkuar protestë. 

'S’ja vlen të merresh me ty tani kot. Sa I përket bashkëpunëtorit të Sllobodan Millosheviçit që mori fjalën për procedura, në procedurë thuhet se fjala merret vetëm njëherë. Zotëria që zgjodhët vonë dhe vjen këtu të na rikujtojë thyerjen e embargos së tij të naftës për Millosheviçin, vjen dhe hap çështje të sigurisë kombëtare për interesin e tij. Kur në të mblidhemi këtu më 7 korrik për të kujtuar viktimat e Serbrenicës, zotëria thërret protesta.'- tha Balla. 

taulant balla seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll