Politike

VD-“Garon me Tabakun”, Bardhi-Spiropalit: Kishim një madame me 5 mln euro, tani u bënë dy me gjithë Xhaçkën

Bardhi tha se Kuvendi kishte vetëm një madamë me 5 milionë euro referuar Spiropalit, por tashmë ka dy, bashkë me Olta Xhaçkën. 

23 Qershor 2022, 11:23 Nga F.M
VD-“Garon me Tabakun”, Bardhi-Spiropalit: Kishim një madame me
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazmnt Bardhi i është përgjigjur ministres Elisa Spiropali, e cila e krahasoi me kolegen e tij, Jorida Tabaku. Nga vendi i tij në Kuvend, Bardhi tha se Kuvendi kishte vetëm një madamë me 5 milionë euro referuar Spiropalit, por tashmë ka dy, bashkë me Olta Xhaçkën. 

Pjesë nga debati: 

Gazment Bardhi: Zonja kryetare, ministrja Spiropali më përmendi më shumë se dhjetë herë emrin dhe mu drejtua në mënyrë të pahijshme dhe në përputhje me nenin 50 të rregullores kam të drejtnë e replikës.

Elisa Soiropali: Je hije

Gazment Bardhi: Pusho ti zonjë se do të flas unë, më kishte parë në televizion dhe më krahasove me një nga kolegët. Në fakt kur të dëgjova më kujtove vetëm një dëshmi në Komisionin Hetimor. Ky kuvend kishte një madamë me 5 milion euro tashmë ka edhe një tjetër. Në garë nuk jam unë me Tabakun, por je ti me zonjën Xhaçka.

 

gazment bardhi elisa spiropali seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll