Bota

Vrasja e Elenës/ Zi në qytet, vogëlushja përcillet në banesën e fundit me tollumbace të bardhë

23 Qershor 2022, 08:43 Nga A.B
Vrasja e Elenës/ Zi në qytet, vogëlushja përcillet në
Varrimi i Elenës

ITALI- Ditë zie për qytetin në Mascalucia (Catania), në ditën e varrimit të Elena Del Pozzo, vajzës 5-vjeçare, e vrarë nga nëna e saj Martina Patti, raporton TgCom24

Flamujt janë në gjysmështizë ndërkohë që janë pezulluar dhe puna në të gjitha zyrat komunale. Dyqanet, organizatat politike, shoqërore e prodhuese dhe shoqata sportive u ftuan në qendër të qytetit në shenjë ngushëllimi për humbjen e Elenës.

 Funerali, i transmetuar nga katedralja në Katania, u kremtua nga Kryepeshkopi Luigi Renna i cili tha: "Lërini fëmijët të kthehen në qendër të jetës sonë. Le të mos i vrasim me gurë nënat e tyre".

Hyrja në katedrale e arkivolit të vogël të bardhë me lule të bardha u përshëndet nga një duartrokitje e gjatë nga njerëzit që u ngritën në këmbë. Riti i varrimit u drejtua nga kryepeshkopi metropolitane i Katanias Luigi Renna, i cili u lut duke vendosur dorën mbi arkivolin e vogël.

Në shoqërimin e arkivolit ishin të përlotur babai Alessandro, gjyshi Giovanni, tezja Martina Vanessa dhe gjyshja Rosaria Testa.

 

elena del pozzo itali

Sondazh

Poll