Bota

Thirrja para samitit të BE/ Varhelyi: Të merren parasysh propozimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioneri thotë se tashmë ka ardhur koha që të merren vendime të përgjegjshme pasi së bashku do të jenë më të fortë. 

23 Qershor 2022, 08:51 Nga DOSJA
Thirrja para samitit të BE/ Varhelyi: Të merren parasysh propozimet
Oliver Varhely

BRUKSEL- Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka bërë një thirrje para nisjes së samitit të BE, duke kërkuar që të merren në konsideratë kërkesat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai i bën thirrje edhe parlamentit të Bullgarisë dhe të gjitha palëve të përfshira që të përmbushin angazhimin e tyre dhe të vendosin propozimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë. Komisioneri thotë se tashmë ka ardhur koha që të merren vendime të përgjegjshme pasi së bashku do të jenë më të fortë. 

POSTIMI:

Ne i bëjmë thirrje Parlamentit të Bullgarisë dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita #GERB@BoykoBorissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. #BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. #Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë #Europian . Së bashku do të jemi më të fortë.

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nga çasti në çast së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian

samiti i brukselit oliver varhely

Sondazh

Poll