Bota

Shoqja i "rrëmbeu" të dashurin vajzës së saj, arrestohet 50-vjeçarja në Itali pasi kërcënoi çiftin

Duke parë gjendjen e rënduar të të bijës 50-vjeçarja nisi të kërcënonte çiftin e ri me përndjekje dhe ofendime në mediat sociale.

23 Qershor 2022, 09:05 Nga j.c
Shoqja i "rrëmbeu" të dashurin vajzës së saj,
Itali

ITALI- Një nënë nga Monza, Itali është dënuar me gjashtë muaj burg përndjekjen e një bashkëmoshatare të vajzës së saj. Marrëdhënia mes dy vajzave ishte prishur prej disa kohësh pasi të dyja kishin rënë në dashuri me të njëjtin djalë dhe ky i fundit kishte zgjedhur shoqen e saj.

E reja në atë kohë 20-vjeçe e zhgënjyer i kishte treguar nënës së saj gjithçka. Duke parë gjendjen e rënduar të të bijës 50-vjeçarja nisi të kërcënonte çiftin e ri me përndjekje dhe ofendime në mediat sociale.

"Nuk do të gjej paqen derisa vajza ime të shpërblehet për gjithë dhimbjen që i keni shkaktuar. Ju të dy duhet të jeni të kujdesshëm. Nuk do të ndalem derisa t’iu shoh që të dy të vuani dy herë më shumë. Herët a vonë do t’ju duhet të kaloni ndërsa unë jam duke lëvizur me makinë. Mbajeni mend!”-shkruante gruaja në rrjetet sociale.

Sipas mediave italiane, vajza e kërcënuar pretendon gjithashtu se është përndjekur disa herë nga 50-vjeçarja, e cila dyshohet se ka shkuar në qytetin e Brianzës ku ajo jeton për të kërkuar informacione për të. Më pas vajza e kërcënuar pohoi se duhej t’i drejtohej terapisë psikologjike, për shkak të frikës së vazhdueshme që ndjente për sigurinë e saj dhe çrregullimeve të të ngrënit si pasojë e kësaj situate.

Më pas ajo iu drejtua policëve të Lissone-s, duke i bashkangjitur mesazhet, dëshmitë e të dashurit dhe miqve të tjerë, madje edhe videon e një ndjekjeje me makinë. Një palë civile është paraqitur më pas në gjykimin për veprat e përndjekjes duke kërkuar dëmshpërblim prej 40 mijë eurosh, ndërsa Prokurori kërkoi 8 muaj burg.

"Vuaja nga ankthi, nuk dija ta menaxhoja dhe haja vazhdimisht, vura 8 kilogramë, ndërrova zonën ku rrija me miqtë dhe kisha frikë të shkoja vetëm në shtëpi”- tha në gjyq e reja.

itali

Sondazh

Poll