Sport

Mkhitaryan, lojtari më i ri i Interit: pas vizitave mjekësore është firmosur kontrata

Mesfushori sulmues armen, i liruar nga Roma nënshkroi një kontratë dyvjeçare me zikaltrit e Milanos, me vlerë 3.3 milionë plus bonuse

22 Qershor 2022, 20:27 Nga DOSJA
Mkhitaryan, lojtari më i ri i Interit: pas vizitave mjekësore

ITALI - Dita e parë si lojtar i Interit për Henrikh Mkhitaryan. ‘Playmakeri’ armen, i cili mbërriti si transfertë me pasrametra zero nga Roma, kreu në mëngjes ekzaminimet e zakonshme mjekësore në Humanitas në Rozzano. 

Më pas ai shkoi te Komiteti Olimpik në Via Piranesi për të plotësuar dokumentacionin dhe në orët e vona të pasdites, mbërriti nënshkrimi i kontratës me zikaltrit, një kontratë dyvjeçare me vlerë 3.3 milionë euro neto, plus bonuse për të arritur lehtësisht 4.

E vetmja gjë që mungon tani është zyrtarizimi i 33-vjeçarit armen, si një përforcim i ri në dispozicion të Inzaghit. Ish-lojtari i Romës, së bashku me Calhanoglu, ka detyrën për t’i dhënë më tepër imagjinatë lojës së zikaltërve dhe realizuar gola sulmuesit interistë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll