Politike

“Mund të fitojmë aftësitë që ka Evropa”, Rama për negociatat: Duhet të piqemi, demokracia s’është e thjeshtë

28 Korrik 2019, 14:36 Nga DOSJA
“Mund të fitojmë aftësitë që ka Evropa”,

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjeve dhe moblizimit të Partisë Socialiste ka udhëtuar drejt Austrisë. Shefi i qeverisë ndodhet në në Salzburg, ku ka marrë pjesë në Forumin Convoco. Ai ka zhvillaur një komunikim me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë “Serpentine” në Londër, ku ka folur gjerësisht mbi disa prej cështjeve kryesore të aktualitetit politik në Shqipëri, perspektivën e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, por edhe mbi artin e kulturën.

Në këtë bashkëbisedim, Kryeministri ka rrëfyer ndër të tjera përjetimet e tij të para në politikë, por dhe për aktualitetin politikë dhe çështjen e hapur me Evropën, negociatat dhe anëtarsimin. I pyetur mbi aktualitetin politik në Shqipëri dhe zgjedhjet e 30 Qershorit, Kryeministri deklaroi ndër të tjera se, ne kemi një jetë shumë të vështirë politike.

Besoj fort se cilësia e demokracisë, e të bashkëjetuarit nuk varet nga sa shumë biem dakort, por nga mënyra sesi nuk biem dakort. Ne nuk biem dot dakort as për kohën. Duhet të piqemi sepse demokracia nuk është e thjeshtë. Rritja, maturimi janë pjesë e këtij tranzicioni të dhimbshëm dhe Europa është shumë e rëndësishme dhe integrimi europian është unik sepse na jep mjetet për tu modernizuar, na jep mënyrat dhe njohuritë për të ndërtuar institucione, për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm, e duke bashkuar njohuritë e Europës me fuqinë shumë tërheqëse që ka Europa mbi shqiptarët mund të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por që kanë mbështetje të madhe, sepse njerëzit thonë, po, nuk është e këndshme por duhet ta bëjmë sepse jemi europianë dhe duam t’i përkasim Europës. Në të njëjtën kohë, s’e kuptoj kur njerëzit në Europë, shtete apo udhëheqës nuk e kuptojnë që për ne, procesi, rrugëtimi ka shumë më shumë rëndësi se mbërritja, sepse përmes procesit ne mund të zhvillohemi. Mund të ndërtojmë shtetet që nuk i kemi pasur kurrë. Mund të fitojmë aftësitë që ka Europa”, tha numri një i qeverisë.

Shqipëria pret tetorin për të marrë përgjigjen e radhës nëse do të hapen negociatat apo jo. Në qershor, Evropa na tha “Jo”, duke lënë një afat të ri muajin tetor të vitit 2019. Maxhoranca në vend ja ka hedhur fajin opozitës, ndërsa opozita-maxhorancës për këtë shtyrje të datës. Nga ana tjetër Evropa kërkon më shumë rezultate si në reformën në drejtësi ashtu dhe në reforma të tjera.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama forumi convoco negociatat e shqiperise me be rama ne salsburg edi rama forumi convoco negociatat e shqiperise me be rama ne salsburg

Sondazh

Poll