Aktualitet

Aksident në Qafë Muzinë, plagohet lehtë shoferi dhe tre pasagjerët

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë shoferi dhe 3 pasagjerët që udhëtonin me makinën tip Fiat të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës.

22 Qershor 2022, 14:40 Nga d.a.
Aksident në Qafë Muzinë, plagohet lehtë shoferi dhe tre
Ambulance

GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qafë Muzinë, në aksin Gjirokastër-Sarandë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake dy makina, njëra tip Volkswagen me drejtues shtetasin N.A, banues në Tiranë, është përplasur me një makinë tip Fiat që drejtohej nga E.F, banues në Gjirokastër.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë shoferi dhe 3 pasagjerët që udhëtonin me makinën tip Fiat të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne gjirokaster-sarande

Sondazh

Poll