Bota

Putin kërcënon Mbretërinë e Bashkuar: Do vendos raketën Satan II, shkatërron vendin në 3 minuta

Putin ka përshëndetur më parë zhvillimin e raketës, e cila u testua me sukses në prill, 'një ngjarje e madhe dhe domethënëse' për industrinë e mbrojtjes së Rusisë, duke thënë se Sarmat do të 'sigurojë sigurinë e Rusisë nga kërcënimet e jashtme.

22 Qershor 2022, 08:25 Nga j.c
Putin kërcënon Mbretërinë e Bashkuar: Do vendos raketën
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar Mbretërinë e Bashkuar se do të vendosë raketën e re bërthamore të Rusisë Satan II, e cila mund ta shkatërrojë vendin në tre minuta. Presidenti rus ka thënë gjithashtu se vendi do të vazhdojë të rrisë ushtrinë e tij pas dëmeve të pësuar gjatë pushtimit të vazhdueshëm të Ukrainës dhe lavdëroi trupat e tij që luftuan 'si heronj'.

Sipas Daily Mail, teksa priti të diplomuarit e akademisë ushtarake në Kremlin të martën, Putin tha se Rusia do të vendosë grupin e parë të raketave balistike Sarmat në detyrë luftarake deri në fund të vitit.

Raketa Sarmat, ose 'Satan II', thuhet se është raketa balistike ndërkontinentale me rrezen më të gjatë veprimi në botë, e aftë për të goditur një objektiv 11,200 milje larg  që do të thotë se mund të godasë lehtësisht objektiva në SHBA dhe Europë.

Putin ka përshëndetur më parë zhvillimin e raketës, e cila u testua me sukses në prill, 'një ngjarje e madhe dhe domethënëse' për industrinë e mbrojtjes së Rusisë, duke thënë se Sarmat do të 'sigurojë sigurinë e Rusisë nga kërcënimet e jashtme.

Ekspertët ushtarakë perëndimorë kanë thënë se Sarmat është i aftë të mbajë 10 ose më shumë koka bërthamore. Një raketë e tillë mjafton për të shkatërruar territore të madhësisë së Britanisë ose Francës. 

vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2022, 08:11

Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Olaf Scholz GJERMANI- Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive....