Bota

Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Putini dëshiron një Europë të ndarë dhe kthim në një politikë zonash ndikimi.

22 Qershor 2022, 08:11 Nga DOSJA
Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit
Olaf Scholz

GJERMANI- Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive. 

"Putini duket se ka frikë se shkëndija e demokracisë mund të kalojë edhe në vendin e tij. Kjo është arsyeja pse ai ka vite që ndjek një politikë që synon të shpërbëjë NATO-n dhe BE-në",-tha Scholz në një intervistë për gazetën "Münchner Merkur".

Putini dëshiron një Europë të ndarë dhe kthim në një politikë zonash ndikimi. Por atij i duhej të pranonte se në vendet fqinjë përreth Rusisë është rritur një bashkësi shtetesh demokratike.Kancelari Scholz përsëriti në intervistë kërkesën e tij që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

"Është e qartë se një paqe e diktuar nga hiri i Putinit është e papranueshme”, theksoi Scholz. Ai iu referua gjithashtu sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. "Ne do të rezistojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme", - tha Scholz.

Lidhur me pretendimet se Gjermania po dërgon shumë vonë dhe shumë pak armë për ushtrinë ukrainase, kancelari Scholz tha: "Shumë nga ato që thuhen në këtë vend thjesht nuk janë të vërteta". Disa e nënvlerësojnë kompleksitetin e çështjes.

Marrë nga DW. 

olaf scholz vladimir putin

Sondazh

Poll