Bota

LUFTA/Ukraina nis sulmet në ishullin e gjarpërinjve, Rusia kujton pushtimin e Hitlerit

Vendet evropiane janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE

22 Qershor 2022, 08:01 Nga d.d
LUFTA/Ukraina nis sulmet në ishullin e gjarpërinjve, Rusia kujton
Foto ilustruese

UKRAINË-Lufta sot ka hyrë në ditën e 119. Sulmet e trupave ruse shfaqen në shumë territore të Ukrainës. Dhjetëra të vdekur dhe të plagosur raportohen nga Inteligjenca britanike në Ukrainë. 

Ushtria e Ukrainës, ka njoftuar se ka nisur sulme ajrore në ishullin Zmiinyi, i njohur gjithashtu si ishulli i gjarpërinjve, duke shkaktuar "humbje të konsiderueshme" për forcat ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, kujton ditën kur forcat e Gjermanisë naziste të Hitlerit pushtuan Bashkimin Sovjetik më 22 qershor 1941.Kjo datë është e rëndësishme në Rusi dhe do të mbahet mend si "Dita e Kujtimit dhe Trishtimit".

Ngjarjet më të fundit të luftës

Situata ushtarake për mbrojtësit e Ukrainës në Donbasin lindor është “ jashtëzakonisht e vështirë ”, kanë thënë zyrtarët. Janë 568 civilë që mendohet se janë të strehuar në fabrikën kimike Azot të Sievierodonetsk.

Kryetari i Bashkisë së Kharkiv Oleh Synegubov, ka njoftuar se dje kanë vdekur 15 civilë në rajonin e Kharkiv të Ukrainës nga bombardimet ruse.

Forcat ruse kanë kapur disa vendbanime pranë Lysychansk dhe Sievierodonetsk. 

Një zjarr ka shpërthyer pasi forcat ukrainase dyshohet se sulmuan platformat e naftës në Detin e Zi në brigjet e Krimesë që po i afrohej një pusi nafte.

Rusia ka kërkuar që Lituania të heqë menjëherë ndalimin e tranzitit të mallrave në listën e sanksioneve të BE-së përmes territorit të saj.

Vendet evropiane janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, do të vendos sanksione të tjera ndaj Rusisë. 

luftra ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 22 Qershor 2022, 08:11

Kancelari Scholz analizon sjelljen e Putinit

Olaf Scholz GJERMANI- Sipas mendimit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz presindeti rus Vladimir Putin po zhvillon luftë kundër demokracive....