Bota

Raporti mjekoligjor, Daskalakis: Po filloj të kuptoj që gruaja ime vrau të tre vajzat tona

Ky është reagimi i parë i Manos Daskalakis pas përfundimit të raportit të vdekjes së Irisit dhe Malenës, i publikuar dje, i cili thotë se të dy vajzat u vranë. Daskalakis thotë se ai nuk është habitur nga gjetja, ndërsa ka deklaruar se është i gatshëm të mbështesë prokurorinë.

21 Qershor 2022, 19:03 Nga d.a.
Raporti mjekoligjor, Daskalakis: Po filloj të kuptoj që gruaja ime
Manos Daskalakis

GREQI- Sipas Manos Daskalakis, babait të tri vajzave të vdekura në mënyrë misterioze në Patra, tha se ai nuk është habitur nga konstatimi për vdekjen e Malenës dhe Irisit, të cilët flasin për aktivitet kriminal.

Po filloj të kuptoj që gruaja ime vrau të tre fëmijët tanë, por nuk dua të them asgjë tjetër tani”, tha ish-bashkëshorti i Roula Pispirigou, ndërsa zhvillimet e stuhishme të orëve të fundit tregojnë se pas vdekjes së dy vajzave të vogla të familjes qëndron vrasja.

Ky është reagimi i parë i Manos Daskalakis pas përfundimit të raportit të vdekjes së Irisit dhe Malenës, i publikuar dje, i cili thotë se të dy vajzat u vranë. Daskalakis thotë se ai nuk është habitur nga gjetja, ndërsa ka deklaruar se është i gatshëm të mbështesë prokurorinë.

Më goditi rrufeja për herë të dytë, por nuk u çudita pasi tani me gjithçka që kishte nisur të qarkullonte e prisja. Të paraqes dosjen e lëndës fillimisht, të marr një kopje dhe më pas do të vendos. Unë nuk e kundërshtoj përfundimin Karakouki - Kalogria. Besoj se është kryer një hetim i plotë ”, pohoi në veçanti Daskalakis.

Vlen të theksohet se në konkluzionin e mjekëve Karakouki-Kalogria thuhet se dy fëmijët janë vrarë pasi dikush u ka shkaktuar mbytje. Gjithçka nisi në fillim të këtij viti pas vdekjes së 9-vjeçares Georgina, e cila ishte dhe vajza e madhe e çiftit nga Patra. Autoritetet filluan një hetim pasi vdekja e 9-vjeçares ishte e treta në familjen e tyre pasi brenda 20 muajve humbën jetën Malena rreth 2 vjeç dhe Irisi 6 muajshe.

manos daskalakis vrasja e 3 vajzave ne greqi roula pispirigou

Sondazh

Poll