Bota

Bllokada e Kaliningradit 'ndez gjakrat', ish-gjenerali rus: Ta godasim me armë bërthamore Lituaninë

Dailymail shkruan se sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se Moska do t'i përgjigjet së shpejti masës së Lituanisë për të bllokuar dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar nga kontinenti i Rusisë në Kaliningrad.

21 Qershor 2022, 18:38 Nga I.A
Bllokada e Kaliningradit 'ndez gjakrat', ish-gjenerali rus: Ta godasim
Harta

RUSI- Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër Lituanisë me masa që 'do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën lituaneze' pasi vendi bllokoi mallrat e sanksionuara nga BE për të arritur në enklavën ruse të Kaliningradit. Dailymail shkruan se sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev tha se Moska do t'i përgjigjet së shpejti masës së Lituanisë për të bllokuar dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar nga kontinenti i Rusisë në Kaliningrad.

“Rusia me siguri do t'i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat përkatëse janë duke u përpunuar në formatin ndërinstitucional dhe do të merren në të ardhmen e afërt”, citon Interfax të ketë thënë Patrushev, një ish-spiun i KGB-së.

Gjenerali Evgeny Buzhinsky i tha televizionit shtetëror rus se Perëndimi po luan me zjarrin pasi dërgesat e qymyrit, metaleve, materialeve të ndërtimit dhe teknologjisë së avancuar u ndaluan të hynin në territorin rus nëpërmjet shtetit të NATO-s , Lituanisë.

Buzhinsky tha se vendimi i Lituanisë për të ndaluar dërgimin e mallrave të sanksionuara në Kaliningrad, një post rus në Detin Baltik i rrethuar nga territori i BE-së, ishte një "kërcënim" për sigurinë kombëtare të Rusisë. Zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov ndërkohë paralajmëroi se i gjithë besimi tani është zhdukur midis Perëndimit dhe Moskës.

"Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit nuk do të kthehen në nivelin e mëparshëm, sepse Moska nuk do t'u besojë më kurrë "partnerëve" të tillë. Do të jetë një krizë e gjatë, por ne nuk do t'i besojmë më Perëndimit," tha ai.

nikolai patrushev evgeny buzhinsky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll