Bota

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, bën thirrje për vijimin e dialogut

Ambasada u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë angazhimin urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

21 Qershor 2022, 18:35 Nga d.a.
Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, bën
Ambasada amerikane ne Kosove

KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka reaguar në lidhje me arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë.

Ambasada u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë angazhimin urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës.

ambasada e shteteve të bashkuara të amerikës në prishtinë marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll