Bota

Valdrin Sahiti me pasaportë diplomatike, prokuroria e Prishtinës pritet të nisë hetimet

Nga ky institucion i kanë thënë se parashtresa e tij i është dërguar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, meqë kjo prokurori ka kompetencë për të zhvilluar hetimet.

21 Qershor 2022, 17:45 Nga I.A
Valdrin Sahiti me pasaportë diplomatike, prokuroria e Prishtinës
Valdrin Sahiti

KOSOVË- Disa ditë më parë lajmi që stilisti i njohur, Valdrin Sahiti është i pajisur me pasaportë diplomatike pushtoi gjithë mediat. Sipas mediave nga Kosova thuhet se stilistit ia ka dhënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasaportën. Por këto pretendime u hodhën poshtë nga këshilltari për media i Osmanit, i cili deklaroi se presidentja nuk ka një kompetencë të tillë.

Ndërsa ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha ka njoftuar se i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit për hetime për pasaportën diplomatike të Sahitit. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar përgjigjjen e Prokurorisë së Shtetit, lidhur me kërkesën e tij. Nga ky institucion kanë njoftuar se parashtresa e tij i është dërguar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, meqë kjo prokurori ka kompetencë për të zhvilluar hetimet.

“Lidhur me këtë, ju njoftojmë se parashtresën e juaj ia kemi dërguar në kompetencë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pasi që ajo prokurori ka kompetencë për të zhvilluar hetimet. Në të ardhmen për ecurinë e lëndës i drejtoheni Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Berisha.

Valdrin Sahiti me pasaportë diplomatike, prokuroria e Prishtinës
Kthim-pergjigje nga prokuoria

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti rezultoi të jetë i pajisur me pasaportë diplomatike që nga viti 2020.

albin kurti durim berisha valdrin sahiti

Sondazh

Poll