Bota

Zbulimi i ri: E dashura e Putinit ka dy shtëpi luksoze në Turqi, ruhen nga truprojat e Erdogan

Medalistja e artë olimpike, Alina Kabaeva, 39 vjeç, tani zotëron një shtëpi verore në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll.

21 Qershor 2022, 18:14 Nga d.a.
Zbulimi i ri: E dashura e Putinit ka dy shtëpi luksoze në Turqi, ruhen
Putin dhe Kabaeva

RUSI- E dashura e përfolur e Vladimir Putin ka dy shtëpi të reja luksoze në shtetin anëtar të NATO-s, Turqi, sipas një burimi të opozitës ruse.

Sipas Dailymail, medalistja e artë olimpike, Alina Kabaeva, 39 vjeç, tani zotëron një shtëpi verore në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll. Pronat u rregulluan në Turqi nëpërmjet një ndërmjetësi dhe ndihmësi të ngushtë të presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan, pretendoi biznesmeni izraelit me origjinë ruse Leonid Nevzlin, 62 vjeç, një ish-bashkëpronar i gjigantit të naftës Yukos dhe një armik i betuar i Putinit.

"Një ndërmjetës përmes një ndihmësi të ngushtë të Erdoganit organizoi blerjen e një shtëpie verore për Alina Kabaeva në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll”, tha Nevzlin. 

Ai pretendoi se lideri turk kishte 'akorduar' rojet e tij presidenciale në 'shtëpitë' e shtrenjta. Megjithatë, nuk u dhanë detaje specifike në lidhje me pronat e supozuara. Nevzlin nuk dha asnjë provë specifike për pretendimin e tij mbi dy shtëpitë e supozuara.

Në prill, ai pretendoi se ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ishte i paaftë për të vijuar luftën pasi pësoi një "sulm masiv në zemër". Më vonë Shoigu luajti një rol të rëndësishëm në paradën e Ditës së Fitores së 9 majit në Moskë, megjithëse dukshmëria e tij ka qenë e ulët javët e fundit.

Gjatë luftës aktuale në Ukrainë, Kabaeva është sanksionuar nga Britania, BE-ja dhe Kanadaja për lidhjet e saj të supozuara të ngushta personale me Putinin. Ka spekulime se ajo ka disa fëmijë me liderin e Kremlinit, pavarësisht mohimeve të mëparshme zyrtare për një lidhje.

Ajo nuk ka komentuar mbi sanksionet e vendosura ndaj saj dhe as afërsinë e saj me Putinin. Më herët kishte zëra se ajo kishte një vilë zvicerane, por autoritetet mohuan se ajo ishte në Zvicër. Ajo është parë dy herë këtë muaj në Soçi dhe Shën Petersburg.

Një ish-deputete besnike, ajo tani është një manjat mediatik, duke drejtuar një kompani që zotëron kanale televizive dhe gazeta pro-Putin, për të cilat ajo paguhet rreth 8 milionë funte në vit.

vladimir putin alina kabaeva

Sondazh

Poll