Bota

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA ndodhet në Ukrainë për të diskutuar krimet e luftës

Garland u takua me prokuroren e përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova, si pjesë e udhëtimit të tij të paparalajmëruar në Ukrainë.

21 Qershor 2022, 17:49 Nga d.a.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA ndodhet në Ukrainë për
Merrick Garland dhe Iryna Venediktova

UKRAINË- Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, është në Ukrainë për të diskutuar përpjekjet për të identifikuar, arrestuar dhe ndjekur penalisht individët e përfshirë në krimet e luftës gjatë pushtimit rus, tha një zyrtar i departamentit të drejtësisë.

Garland u takua me prokuroren e përgjithshme të Ukrainës, Iryna Venediktova, si pjesë e udhëtimit të tij të paparalajmëruar në Ukrainë.

"Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një mesazh të pagabueshëm. Nuk ka vend për t'u fshehur. Ne do, ne dhe partnerët tanë do të ndjekim çdo rrugë në dispozicion për të siguruar që ata që janë përgjegjës për këto mizori të mbahen përgjegjës."-tha Garland.

merrick garland ne ukraine iryna venediktova

Sondazh

Poll