Bota

Von der Leyen kërkoi një qëndrim nga Serbia, Vulin: Mos na kërcënoni, mund të merrni një përgjigje që nuk do t'ju pëlqejë

Vulin foli rreth deklaratave të Ursula von der Leyen e cila i kërkoi Serbisë që të vendosë se në anën e kujt dëshiron të jetë pasi deri më tani nuk i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

21 Qershor 2022, 17:04 Nga d.a
Von der Leyen kërkoi një qëndrim nga Serbia, Vulin: Mos na
Alkesander Vulin

SERBI- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se në krah të tij është Serbia e udhëhequr nga shtetari i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave vendase, Vulin foli rreth deklaratave të Ursula von der Leyen e cila i kërkoi Serbisë që të vendosë se në anën e kujt dëshiron të jetë pasi deri më tani nuk i është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

“Serbia gjatë gjithë historisë së saj ka qenë objekt i shantazheve dhe ultimatumeve të shumta. Në dy luftërat e fundit botërore, Gjermania u dallua me ultimatume pas të cilave vdiqën miliona serbë. Dhe pyetja ka qenë gjithmonë në anën e kujt jemi. Serbia është në anën e saj, Serbia është në anën më të mirë të historisë, me të cilën njerëzit e zonjës von der Layen dhe shumica e popujve që përbëjnë Bashkimin Evropian nuk mund të mburren," tha Vulin në një deklaratë.

Vulin tha se Serbia udhëhiqet nga një burrë shteti i lirë i Europës, Aleksandër Vuçiç dhe theksoi se Serbia respekton të drejtën ndërkombëtare.

"Serbia e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç, është në anën e tij. Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kuptojmë se integriteti territorial i Ukrainës është i shenjtë, dhe integriteti i Serbisë jo. Ultimatumi fillon me një kusht dhe vazhdon me një tjetër. Le të vendosim sanksione ndaj Rusisë, le të njohim të ashtuquajturën Kosovë, le të lëmë Republikën Srpska, të jemi pjesë e saj. Dhe kur t'i përmbushim të gjitha këto, ja ku është në vitin 2033 dhe ndoshta do të jemi më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Vulin.

Ai theksoi se nëse Aleksandër Vuçiç do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe të njihte Kosovën, do të kishin harruar marrëzitë që përsërisin në media për diktaturën, mungesën e sundimit të ligjit dhe gënjeshtra të ngjashme. 

aleksandër vuçiç aleksander vulin

Sondazh

Poll