Bota

"Ky është një hap i madh për dialogun", Borell telefonon Kurtin dhe Vuçiç pas arritjes së marrëveshjes

Borell ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes si dhe u shpreh se pret që të vazhdohet të punohet edhe për hapat e tjerë.

21 Qershor 2022, 16:23 Nga d.a
"Ky është një hap i madh për dialogun", Borell
Josep Borell

BRUKSEL- Kryediplomati Josep Borell, pas marrëveshjes për energjinë të arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë, ka telefonuar kryeministin e Kosovës Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Borell ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes si dhe u shpreh se pret që të vazhdohet të punohet edhe për hapat e tjerë.

“Fola me Aleksandër Vuçiçin dhe Albin Kurti për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë sot. Ky është një hap i madhe dhe i rëndësishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të sjellë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim që të vazhdohet të punohet edhe për hapat e tjerë”, ka shkruar Borell.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është  arritur në Bruksel qysh më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

josep borell marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll