Bota

Peskov: Luftëtarët vullnetarë amerikanë të kapur në Ukrainë mund të përballen me dënimin me vdekje

Deklaratat u bënë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pas pretendimeve në mediat ruse se dy nga tre vullnetarët amerikanë të zhdukur në Ukrainë ishin kapur dhe mbaheshin nga forcat separatiste pro-ruse.

21 Qershor 2022, 15:30 Nga DOSJA
Peskov: Luftëtarët vullnetarë amerikanë të kapur
Alexander Drueke dhe Andy Tai Ngoc Huynh

UKRAINË- Kremlini ka thënë se dy vullnetarë amerikanë të kapur nuk mbulohen nga konventat e Gjenevës dhe mund të përballen me dënimin me vdekje.

Deklaratat u bënë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pas pretendimeve në mediat ruse se dy nga tre vullnetarët amerikanë të zhdukur në Ukrainë ishin kapur dhe mbaheshin nga forcat separatiste pro-ruse.

Dy burrat u arrestuan nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Donetsk pasi u kapën javën e kaluar, sipas mediave shtetërore ruse.

Alexander Drueke, 39 vjeç dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, të dy nga Alabama, u filmuan në kanalin rus RT në një qendër paraburgimi në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR) të premten.

Kërcënimi i dënimit me vdekje ndaj dy burrave vjen pas dënimit me vdekje të dy britanikëve dhe një marokeni që u dorëzuan në Mauripol pas luftimeve me forcat ukrainase, mes disa sugjerimeve se Rusia mund t'i përdorë këta burra për të bërë pazare për lirimin e rusëve të kapur.

Ndërsa Rusia ka një moratorium mbi dënimin me vdekje, ky moratorium nuk shtrihet në të vetëquajtur DPR, pavarësisht se është një përfaqësues i Moskës. Dy amerikanët u zhdukën në fillim të këtij muaji gjatë një beteje në veri të Kharkiv.

lufta ukraine-rusi dmitry peskov andy tai ngoc huynh alexander drueke

Sondazh

Poll