Aktualitet

FOTO/ “U bë nami”, gjak në tokë dhe njerëz që vrapojnë, çfarë la pas sherri në klubin e natës në Jalë

28 Korrik 2019, 18:31 Nga DOSJA

VLORË– Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Jalë, ku disa persona janë përplasur me njëri-tjetrin, ku nuk është kursyer as përdorimi i armës.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ku ata që janë përfshirë në sherr kanë qenë duke konsumuar alkool.

 

JOQ shkruan se sherri ka ndodhur në “Folie Marine”, ku kanë qenë duke performuar dy këngëtarët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Më tej dhe një qytetar që ka qenë i pranishëm ka thënë se mbrëmë “është bërë nami”, ka pasur përplasje me armë dhe një i ri ka mbetur i plagosur. Siç shihet dhe nga fotot, në tokë ka shenja gjaku dhe të pranishëmit janë duke ikur me vrap.

Të shtëna me armë dhe terror në Jalë. Një sherr mes dy grupeve ka ndodhur pas mesnate. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e njohur, Folie Marine. Policia e Vlorës mohon të ketë ndodhur: S’gjetëm asnjë gëzhojë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet folie marine policia vlore sherr në jalë terror ne jale terrorizohen pushuesit folie marine policia vlore sherr në jalë terror ne jale terrorizohen pushuesit

Sondazh

Poll