Bota

“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”, veterani i UÇK-së preket nga xhesti i klinikës në Kosovë

Qeriqi ka shkuar për të bërë disa kontrolle dhe analiza dhe kur ka ardhur momenti për të bërë pagesën ai ka marrë një letër me një shënim nga klinika.

21 Qershor 2022, 15:05 Nga d.a.
“Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë
Xhevdeq Qeriqi

KOSOVË- Një histori sa prekëse dhe frymëzuese është ajo e veteranit të ushtrisë çlirimtare të Kosovës Xhevdeq Qeriqi që i ka ndodhur në një klinikë mjekësore në Kosovë.

Qeriqi ka shkuar për të bërë disa kontrolle dhe analiza dhe kur ka ardhur momenti për të bërë pagesën ai ka marrë një letër me një shënim nga klinika.

Pagesën e shërbimit të sotëm e ke bërë më 1999”, thuhet në faturën që ju dha Qeriqit.

Pas të gjitha kontrolleve mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura. Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua”, ka shkruar Qeriqi.

xhevdeq qeriqi veteranet e uçk-së

Sondazh

Poll