Bota

Mesazh i ri i BE-së për Erdoganin: Turqia të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial grek

Duke kujtuar konkluzionet e tij të mëparshme dhe deklaratën e 25 marsit 2021, Këshilli Evropian pret që Turqia të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar, të de-përshkallëzojë tensionet në interes të stabilitetit rajonal.

21 Qershor 2022, 14:49 Nga d.a.
Mesazh i ri i BE-së për Erdoganin: Turqia të respektojë
Erdogan

BRUKSEL- Krerët e BE-së pritet të dënojnë sërish Turqinë për përshkallëzimin e ri kundër Greqisë, sipas draft-konkluzioneve të Samitit të BE-së që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

Këshilli Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet dhe deklaratat e përsëritura të fundit të Turqisë. Turqia duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare të BE," thuhej në draft, sipas Euroactiv.

Duke kujtuar konkluzionet e tij të mëparshme dhe deklaratën e 25 marsit 2021, Këshilli Evropian pret që Turqia të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar, të de-përshkallëzojë tensionet në interes të stabilitetit rajonal në Mesdheun Lindor dhe të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Akuzat dhe kundërakuzat janë intensifikuar muajt e fundit mes Greqisë dhe Turqisë ku kjo e fundit ka arritur deri në kërcënimin mbi sovranitetin e ishujve të Egjeut. Pas fjalimit që kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti në Kongresin amerikan presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u shpreh se nuk do të ulet më në tavolinën e bisedimit me të.

rexhep taip erdogan perplasjet greqi-turqi

Sondazh

Poll