Bota

Olaf Scholz:Berlini do t'i dërgojë armë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Scholz bëri të qartë se Ukraina i përket Evropës , në një fjalim para shoqatës së industrisë së Gjermanisë

21 Qershor 2022, 13:51 Nga d.d

 

Olaf Scholz:Berlini do t'i dërgojë armë Ukrainës
Olaf Scholz

 

GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, u shpreh se udhëtimi i tij në Kiev javën e kaluar për t'u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Sipas The Guardian, Scholz bëri të qartë se Ukraina i përket Evropës , në një fjalim para shoqatës së industrisë së Gjermanisë.

"Perëndimi nuk e pranon sulmin e dhunshëm ndaj Ukrainës. Sanskionet ndaj Rusisë  po funksionojnë.Po, këto sanksione po na dëmtojnë edhe ne. Dëmtojnë kompanitë tona, por kanë të drejtë. Një gjë është e qartë, ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, edhe me armë, për aq kohë sa Ukraina ka nevojë për mbështetjen tonë" tha Scholz.

Tre liderët evropiane, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi vizituan Kiev pak ditë më pareë. Mbërritja e tyre u shoqërua me sirena alarmi që u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, ndërsa në Severdonesk në të njëjtën kohë u ashpërsuan luftimet. 

 

olaf scholz

Sondazh

Poll