Aktualitet

Kapen 1,2 kg kokainë në Perugia, arrestohen 2 shqiptarë

Më pas ata identifikuan një kompleks rural, të konsideruar si bazën logjistike ku të dy shqiptarët do të kishin fshehur drogën për t'u shitur me shumicë bashkatdhetarëve të tjerë. Kështu u sekuestruan dhe 400 gram kokainë.

21 Qershor 2022, 14:08 Nga d.a.
Kapen 1,2 kg kokainë në Perugia, arrestohen 2 shqiptarë
Foto ilustruese

ITALI- Ditën e sotme karabinierët e qytetit në provincën e Perugias sekuestruan rreth një kilogram e dyqind gramë kokainë dhe arrestuan dy shqiptarë, në ekzekutim të një urdhri sigurie në burg për trafik droge.

Sipas mediave vendase, gjatë hetimeve, hetuesit kanë konstatuar episode të shumta të trafikut të drogës mes Montefalco  Trevi dhe Foligno. Më pas ata identifikuan një kompleks rural, të konsideruar si bazën logjistike ku të dy shqiptarët do të kishin fshehur drogën për t'u shitur me shumicë bashkatdhetarëve të tjerë. Kështu u sekuestruan dhe 400 gram kokainë.

Gjatë ekzekutimit të masave paraprake, u sekuestruan edhe 12 pako të tjera kokainë me peshë 100 gram secila, si dhe material ambalazhimi. Gjithashtu u sekuestruan edhe 14.000 euro të ardhura të konsideruara të veprimtarisë së paligjshme. 

policia italiane arrestohen 2 shqiptar ne itali

Sondazh

Poll