Aktualitet

Mashtronte qytetarët se do t'i pajiste me dokumente pune në Gjermani, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Lorenc Plepi banues në Fier do përballet me akuzën e mashtrimit pasi dyshohet se ka mashtruar 5 qytetarë se do i pajiste me dokumente të rregullta punë në shtetin gjerman.

21 Qershor 2022, 12:54 Nga j.c
Mashtronte qytetarët se do t'i pajiste me dokumente pune në
Foto ilustruese

FIER- Një 46-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Fierit. Sipas policisë Lorenc Plepi banues në Fier do përballet me akuzën e mashtrimit pasi dyshohet se ka mashtruar 5 qytetarë se do i pajiste me dokumente të rregullta punë në shtetin gjerman.

Ai nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer në Gjermani. 46-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. J. dhe disa shtetas të tjerë, të cilët i ka marrë në punë në Gjermani, me pretendimin se do t’i pajiste me dokumente të rregullta pune, por nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer.

Sondazh

Poll