Aktualitet

Aleksandër Sadikaj pjesë një grupi kriminal që merrej me trafik heroine nga Turqia në Greqi

Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafik heroine nga Turqia në Greqi. Ai është arrestuar në shtetin grek bashkë me 8 persona të tjerë nga Kuçova dhe Tepelena.

21 Qershor 2022, 12:53 Nga F.M
Aleksandër Sadikaj pjesë një grupi kriminal që merrej me
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me të shkuarën problematike të Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçart që u vra në Tiranë në një atentat me tritol. Mësohet se udhëtimet e bëra nga Sadikaj tregojnë lidhjen e tij me një person nga Kuçova, që është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike të forta si ajo e heroinës, nga Shqipëria drejt Greqisë.

Ky person, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafik heroine nga Turqia në Greqi. Ai është arrestuar në shtetin grek bashkë me 8 persona të tjerë nga Kuçova dhe Tepelena.

Sadikaj u vra në Tiranë. Ai po udhënte me makinë në momentin që shpërtheu tritoli që i kishin vendosur poshtë sediljes së tij. Sadikaj arriti të dilte me këmbë të këputura nga mjeti dhe u dërgua në spital nga kalimtarë rastësorë, ku dhe ndërroi jetë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën problematike të të riut. Sadikaj ishte skeduar në Shqipëri për vjedhje, grabitje, plagosje e vrasje.

aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll