Aktualitet

Kërkoi lirimin me kusht, gjykata e Fierit rrëzon kërkesën, Safet Bajri mbetet në burg

Gjykata e ka rrëzuar kërkesën e Bajrit me argumentin se kërkesa e tij nuk i përmbush kriteret ligjore. 

21 Qershor 2022, 13:33 Nga A.B
Kërkoi lirimin me kusht, gjykata e Fierit rrëzon kërkesën,
Safet Bajri

FIER- Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën për lirim me kusht të anëtarit të bandës së Shkodrës, Safet Bajrit. Gjykata dhe Prokurori kanë rrëzuar kërkesën e Bajrit me argumentin se kërkesa e tij nuk i përmbush kriteret ligjore. 

Drejtoria e Burgjeve ka dërguar në gjykatë raportin negativ. 

Bajri u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s të koduar “Oaz”, që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Bajrit i kanë mbetur edhe 6 muaj burg, që lidhet me një vendim të drejtësisë belge.

safet bajri gjykata fier

Sondazh

Poll