Aktualitet

Po punonte me gur fresibël, plagoset 32-vjeçari në Ksamil, përfundon në spital

21 Qershor 2022, 12:55 Nga A.B
Po punonte me gur fresibël, plagoset 32-vjeçari në Ksamil,
Policia ne Sarande

SARANDË- Një 32-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në Ksamil. Punëtori me inicialet A.H, ishte duke punuar me gur fresibël, mirëpo në një moment lëndoi veten. Për pasojë, atij iu është dashur ndihmë mjekësore, ndaj shkoi në spital për të marrë ndihmën e duhur. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të saj. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 12:10, në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. H., rreth 32 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht duke punuar me gur fresibël, në Ksamil. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ksamil aksident ne pune

Sondazh

Poll