Sport

Juventus habitet me vendimin e yllit të skuadrës, i kërkon largimin nga skuadra! Zbulohen tre skuadrat angleze

Adrien Rabiot dëshiron të largohet nga Juventus këtë verë, një vit pasi i skadon kontrata me klubin bardhezi.

20 Qershor 2022, 13:58 Nga DOSJA

Juventus habitet me vendimin e yllit të skuadrës, i kërkon

ITALI- Adrien Rabiot dëshiron të largohet nga Juventus këtë verë, një vit pasi i skadon kontrata me klubin bardhezi. L'Equipe zbulon se mesfushori francez i ka kërkuar klubit të Juventusit që ta lënë të largohet, pavarësisht se ka luajtur vazhdimisht në sezonin e fundit.

Juve nuk është kundër, përkundrazi, por kërkon të paktën 15 milionë euro. Tre klube që janë informuar për situatën e tij, të gjitha nga Premier League: Manchester United, Chelsea dhe Newcastle.

E.Ç (Dosja.al)

juventus

Sondazh

Poll