Politike

Edhe Arbër Hajdari/ Dalin pamjet nga darka e Ramës në shtëpinë e Pacollit, kush 'gostit' me ta

Bie në sy se në tavolinë janë ministra të Ramës dhe biznesmenë të njohur të Kosovës, por edhe Arbër Hajdari. Në krye të tavolinës është ulur Pacolli dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

20 Qershor 2022, 20:53 Nga k.m.
Edhe Arbër Hajdari/ Dalin pamjet nga darka e Ramës në
Pamje nga darka e Ramës

PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë në Prishtinë. Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka qenë mysafir në shtëpinë e ish-Presidentit, Behgjet Pacolli.

Bie në sy se në tavolinë janë ministra të Ramës dhe biznesmenë të njohur të Kosovës, por edhe Arbër Hajdari. Në krye të tavolinës është ulur Pacolli dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërsa nuk mungojnë edhe ministra të tjerë.

Kjo darkë u organizua mbrëmjen e së dielës, një ditë para mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

edi rama edi rama ne kosove

Sondazh

Poll