Politike

Do përballen në gjyq, Këlliçi: Kokalari më sulmoi për shkak të xhelozisë!

20 Qershor 2022, 19:48 Nga k.m
Do përballen në gjyq, Këlliçi: Kokalari më sulmoi
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këllici komentoi akuzat që ka adresuar ndaj tij, Evi Kokalari. Në fjalën e tij, gjatë një interviste në emisionin ‘Kontrast’, u shpreh për zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, duke shtuar se emra jashtë kësaj force politike, e sulmuan atë për të frenuar zgjedhjen e tij si nënkryetar i PD.

Sipas Këllicit, edhe pse ai ishte më i votuari për anëtar të Kryesisë, xhelozia arriti të fitojë dhe të bindë demokratët që votuan për drejtuesit e lartë të PD.

“Dihet që në partitë politike fenomeni i xhelozisë është një fenomen vendimtar në momente të caktuara. Fakti që unë dola më i votuari për anëtar Kryesie xhelozoi jo pak njerëz dhe pati një lobim negative kundër emrit tim personal me njerëz jashtë Partisë Demokratike. Këta njerëz bombarduan opinionin publik me akuza dhe shpifje nga më të ndryshmet. Kjo, sepse mllefi ndaj të rinjve në politikë vijon prej disa emrave. Unë jam një njëri i bërë në politikë dhe nëse i kam dikujt detyrim për atë ku jam sot, ky është Forumi Rinor i Partisë Demokratike” – tha Këlliçi.

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi më parë ka njoftuar se ka ngritur padi kundrejt Evi Kokalarit për shpifje. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi ka deklaruar se shpifje dhe akuzave të Kokalarit nuk ka dashur tu përgjigjet në rrjete sociale, por me anë të një padie në Gjykatën e Tiranës.

Si nisi përplasja mes tyre?

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar Belind Këlliçin se ka ndërhyrë në zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sipas Kokalarit, një listë lobimi me emrat që duheshin votuar ka qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Belind Këlliçit. Ajo e ka akuzuar edhe se kishte orientuar votat për të dalë vetë më i votuari në Partinë Demokratike për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar.

belind këlliçi

Sondazh

Poll