Politike

"Përralla e trafikut të organeve përdoret nga rusët", Rama : S’dua ta përmend emrin e Dick Martyn

Në fjalën e tij Rama pati disa kritika për Gjykatën e Hagës dhe u shpreh se është rast unik ku presidenti i një vendi të arrestohet pa një akuzë.

20 Qershor 2022, 19:43 Nga d.a
"Përralla e trafikut të organeve përdoret nga
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së prezantimit të librit “Përplasja e Madhe”, shkruar nga i-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka fol dhe për luftën në Kosovë.

Në fjalën e tij Rama pati disa kritika për Gjykatën e Hagës dhe u shpreh se është rast unik ku presidenti i një vendi të arrestohet pa një akuzë.

Qëllon që edhe unë besoj për një qëllim shumë më të madh që sot shfaqet me sulmin ndaj Ukrainës si një karshillëk i hapur ndaj rendit botëror,. Më shumë se sa njëherë Putin e ka përsëritur se ajo që ka bërë NATO në Kosovë është e pajustifikueshme dhe më shumë se sa njëherë ka lënë të kuptohet se atë që keni bërë ju ta kuptoni tani atë që po bëj unë. Tek fabrika e gënjeshtrave, gënjeshtra me e madhe është gënjeshtra me UÇK dhe ka filluar shumë kohë më parë dhe ka pasur qëllimin për diskretitimin e UÇK që ta çojë deri në pikën e ngritjes së një Gjykate Specialeje me duart e vet të Kosovës me imponimin e aleatëve perëndimore dhe me një rezultat të pandodhur ndonjëherë, arrestimin e një presidenti në detyrë , pa akuzë…Imagjinoni sikur cilido nga vendet që e kanë mbështetur t’i kapej presidenti i tyre dhe t’i mbyllej brenda. Dhe surpriza më e madhe që duhet t’i bëjë të reflektojnë miqtë tanë amerikanë, është Shtëpia e Verdhë dhe Tribunali, doli shtëpia e verdhë dhe u mbush bota me veshka dhe mëlçi që Hashim Thaçi dhe Kadri Vesli jua hiqnin kundërshtarëve dhe i shisnin në treg.. Një tmerr për të diskredituar një luftë shqiptare. për sa më takon do bëjmë çmos ta vendosim përballë të gjithëve që nga Joe Biden, Boris Johnson, dhe Olaf Scholz .Si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës me gjithë akuzat që kishin në qendër Shtëpinë  e Verdhë ka nxjerrë një aktakuzë ku s’ka asgjë? Dhe çfarë lidhje ka midis Dick Marty, jo si person, por asaj që ai përfaqëson si prodhim dhe me faktin që edhe sot kur Shqipëria ngre çështjen e llogaridhënies, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve. Si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve përdoret nga Rusët edhe në raste të tjera. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainën çështja e trafikut të organeve…Un s’jam pas teorive të konspiracioni dhe nuk kam qëllim të kthej një teori konspirative në një demarsh shtetëror, por këto janë gjëra të rënda, por mendoj që ne si shqiptarë për ta merituar këtë duhet të mos e pranojmë më këtë farsë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, dhe UÇK,. Të bëjnë gjyq me fakte . Kemi punë me gjithë korpusin politik që i dha kësaj gjykatë .Shtëpia e Bardhë të reflektojë dhe presidenti i SHBA të njohë me çështjen dhe ta udhëheqë këtë çështje”, tha Rama.

edi rama ne kosove enver hoxhaj

Sondazh

Poll