Politike

“Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi ose do të plasë lufta”, Ali Ahmeti: Me Ramën kemi fol gjithmonë për paqe

Në lidhje me marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, ai u shpreh se ka vetëm dy zgjidhje, ose një marrëveshje historike, ose luftë. Por ai shtoi që na duhet t’i vëmë të dyja në një peshore për të parë peshën e secilës.

20 Qershor 2022, 19:23 Nga d.a
“Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi ose do të plasë
Ali Ahmeti

KOSOVË- Kryetari i partisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, BDI-së Ali Ahmeti ka qenë i ftuar së bashku me kryeministrin Edi Rama në promovimin e librit të ish-ministrit të jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj.

Në lidhje me marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, ai u shpreh se ka vetëm dy zgjidhje, ose një marrëveshje historike, ose luftë. Por ai shtoi që na duhet t’i vëmë të dyja në një peshore për të parë peshën e secilës.

"Në takim ku më thirri kryeministri i Shqipërisë, nuk e ndjeu veten mirë Vuçiçi se ishim 3 shqiptarë me 1. Aty shumë hapur u diskutua që t’i mbyllnim problemet. Mes nesh dhe serbëve ka shumë ngjarje dhe nuk është temë e lehtë kjo, por duhet marrëveshje historike."-tha Ahmeti.

Gjatë fjalës së tij Ahmeti u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sëmurë siç thuhet por se kanë ëndërr që të rikthejë perandorinë ruse.

"Rusia për qëllimet e veta do i mbajë vatrat të ndezura si në Azi edhe në Europë, përderisa nuk realizon qëllimet e veta. Këtu perëndimi është ndërgjegjësuar dhe ka unitet më të madh. Deri dje shtetet skandinave shumica ishin kundër anëtarësimit në NATO. Tani ndodh e kundërta. Po u prek një vend i NATOs i ke të tëra vendet në dalzotësi.

Të gjitha këto i kam parë në librin e Enverit, por që më solli në kujtesë edhe gjëra plotësuese që përmbyllet me një analizë shumë të mprehtë por edhe aktuale, që midis Kosovës dhe Serbisë duhet një marrëveshje historike. Ky është fakt. Në rajon problemi i Kosovës është i hapur dhe paqja e stabiliteti nuk janë në nivelin e duhur. Bosnja është e pambyllur, epilog nuk ka marrë edhe Republika e Maqedonisë me Bullgarinë për marrëveshjen për fqinjësi të Mirë, në rehati nuk është Ballkani por as Europa, një Europë me një Ballkan me probleme të pa mbyllura, që kanë nisjen në Luftën e parë Botërore…

Në takim ku më thirri kryeministri i Shqipërisë, nuk e ndjeu veten mirë Vuçiçi se ishim 3 shqiptarë me 1. Aty shumë hapur u diskutua që t’i mbyllnim problemet. Mes nesh dhe serbëve ka shumë ngjarje dhe nuk është temë e lehtë kjo, por duhet marrëveshje historike. Ose duhet me vendos të luftohet. Kush është çmimi i një marrëveshjeje dhe kush i një lufteje të re. Problemi nuk është i Kosovës. Vetëm në katund timin jam në 750 të vrarë, kam dhjetëra anëtarë të familjes të djegur.

Nuk dua të bëhet avokat i Ramës por kam 20 vite që flas për pajtimin, ose ndryshe kemi zgjidhje vetëm luftën. Ballkani i Hapur nuk është imponuese. Por është iniciativë autoktone dhe të shihet ç’mund të arrijmë në drejtim për të pasur epilog. Ju flas si vllau-vllaut. Deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës kjo ka qenë pika e dytë në axhendën time."-tha Ahmeti.

edi rama ne kosove ali ahmeti ne kosove enver hoxhaj

Sondazh

Poll